E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Prokuroria ka kryer hetime të pavarura, ka mbështetjen e SHBA-ve

Share

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, është shfaqur në krah të kryeprokurores Ina Rama gjatë konferencës së sotme. Ai tha për mediat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht hetimin për 21 janarin dhe veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme, duke besuar në pavarësinë e saj. Duke folur për ngjarjen e 21 janarit, Arvizu tha se ne të gjithë e dimë se ajo që nisi nga një provokim i qëllimshëm nga një grup i vogël ndaj policisë, çoi në përkeqësim të situatës, dhe kulmoi me vrasjen e 4 protestuesve dhe me lëndimin e të tjerëve.”

“SHBA, në bazë të kërkeses së Prokurorisë së Përgjithshme, ra dakord për shërbimin e kriminalistikës dhe asistencën e hetimeve në këtë rast. Për këtë arsye, qeveria e SHBA e mirëpret atë që tha sot kryeprokurorja dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim zyrën e Prokurores së Përgjithshme, deri sa vazhdohet me këtë hetim.

Më tej ambasadori amerikan tha se hetimi duhet të jetë larg ndikimit të politikës dhe gjithëpërfshirës, por duke u fokusuar veçanërisht në vrasjen e 4 protestuesve, por edhe  veprimet e organizuesve të protestës. I pyetur nga gazetarët për akuzat ndaj prokurorisë, hetimin e së cilës mazhoranca e sotme e ka cilësuar të ndikuar politikisht, ambasadori tha se nuk jam dakord që ky hetim është i ndikuar politikisht. Ai shtoi se është e qartë se mbështetja jonë ka qenë e qëndrueshme dhe e sigurtë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›