E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i cilësoi vrasësit heronj: Përulem para asaj çka bëtë

Share

Në një kohë kur Prokurorja e Përgjithshme ka kërkuar arrestimin e Komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi me akuzën e vrasjes së një prej protestuesve vlen të rikthehemi prapa në kohë në atë çka pasoi ngjarjet e pas 21 Janarit. Më datën 24 janar, kryeministri Sali Berisha vizitoi Gardën e Republikës ku deklaroi se Erdha, tju përshëndes ju, të përulem me nderim të thellë, para heroizmit, përkushtimit tuaj ndaj detyrës, ndaj vlerave të një shoqërie të lirë. Të përshëndes familjet tuaja kudo që i keni dhe të shpreh krenarinë time më të madhe, me ju burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e Gardës së Republikës.

Më poshtë disa nga deklaratat e kryeministrit Berisha në 24 Janar 2011

Dëshmuat se jeni më të fortë se çdo puçist, se çdo rebel, se çdo bandit, se çdo trafikant dhe se ju keni të gjithë vendosmërinë, të gjithë përkushtimin për të qëndruar në lartësinë e detyrës me jetën tuaj.
Unë dua tu garantoj ju se me atë që shqiptarët panë, atë që bota pa, kurrë ndonjëherë figura juaj nuk është lartësuar më shumë se me datën 21.

Pesë ore rresht drejtonte këto fallanga krimi kundër jush.  Kisha një keqardhje shumë të madhe për ju, se ata në ndërtesë nuk mund të hynin kurrë, se atë ndërtese ju dhe unë së bashku me ju, do të mund ta mbronim ndaj çdo lloj sulmi, nuk merren institucionet e një vendi të lirë.

Kam ndjekur me mënyrën më të vazhdueshme zhvillimet tek porta.  U hap porta, nuk u hap tjetër veçse për tu futur  brenda  dhe brenda ishte gardisti,hapi i  parë për të ekzekutuar gardistin dhe pastaj do të progresionin. Qëndruat me heroizëm të vërtetë, qëndruat si heronj të vërtetë dhe mund të them se çdo shqiptarë ndihet krenar me ju.  Ndihet krenar dhe do të ndihet gjithmonë krenar. Unë, ka  marrë mijëra e mijëra mesazhe falënderimi dhe mirënjohje më të thellë ndaj jush, ndaj policisë, heronj që na tregun se kemi shtet që na provuan se janë të gatshëm për  sakrificë.

Nuk kishte akt më të shëmtuar, akt më kriminal, akt më antikushtetues, unë këtë përballje heroike tuajën, e vlerësoj.  Janë plagosur 81 efektivë, ja ku është Komandanti i Gardës, ishte së bashku me ju, janë plagosur 27 policë, ka pasur 3 viktima, mund të kishte shumë më tepër, por ju u treguat me një vetëpërmbajtje  ekzemplare.  Gardisti që ishte karshi atyre që hynë në territor, qëllo në ajër herën e dytë rregullorja e thotë asgjëso, nuk mund të pranonte të vritej ai, as nuk mund të pranonte të lëshonte armën apo të linte detyrën, ai qëlloi me qëllim në ajër.

Kam ndjekur çdo veprim nuk e di çfarë moshe kishin gardistët, por treguan një integritet të shkallës më të lartë.  Rezultuan tre viktima, të vdekurit ne i trajtojmë në mënyrën me serioze më të merituar, kërkova një hetim të menjëhershme të Prokurorisë së Përgjithshme.   Kërkova ti vihej prokurorisë në dispozicion çdo dokument që ekzistonte.

I shkau dora gardistit, po të kishte qëlluar gardisti ndaj tyre do të ishin nja 30, të gjitha këto hetohen, hetohen në mënyrën më efiçentë , çdo rrethanë studiohet dhe në të kësaj linje demokratike ishim

Ju për të gjitha nënat, për të gjitha vajzat, për të gjithë shqiptarët pavarësisht nga përkatësia partiake, por që i besojnë  lirisë dhe vlerave të saj për të gjithë ata që vlerësojnë virtytet dhe  trimëritë, ju jeni heronj të vërtetë dhe unë përulem  me nderimin më të thellë dhe unë ju garantoj ju se në çdo sulm tjetër, ju kurrë nuk do jeni vetëm, kurrë ndonjëherë nuk do ju takojë të mbroni vetëm  institucionet, në çdo rrethanë ato do të mbrohen nga të gjitha burrat dhe gratë që i thonë vetes në krye të detyrës njëlloj si ju , kjo nuk mund  të ndodhë.

lajmifundit.com

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›