E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Punonjësit e policisë, qëndrim pozitiv ndaj punës

“Në Raportet e OSBE-ODIHR-it është paraqitur roli shumë pozitiv i policisë dhe unë jam dakord me këto raporte, pasi kam konstatuar që në shumë raste policia është gjendur mes dy palëve me bindje të ndryshme politike dhe puna e kryer për zgjidhjen e këtyre situatave nga policia e shtetit rezulton pozitive. Punonjësit e policisë kanë manifestuar një qëndrim pozitiv ndaj punës së tyre, detyrës dhe ligjit”.

Kështu ka deklaruar sot ambasadori Arvizu, gjatë një takimi të mbajtur me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, ndërsa thelbi i këtij takimi ishin masat e marra nga ana e policisë për përballimin dhe mbajtjen e situatës së procesit zgjedhor nën kontroll.
Burgaj i konfirmoi ambasadorit Arvizu se janë marrë një sërë masash tekniko-organizative, përmes të cilave janë përcaktuar detyrat e strukturave qendrore dhe vendore të policisë për proçesin zgjedhor, në mënyrë që qëndrimet dhe veprimet e punonjësve të policisë së shtetit të jenë ligjore, profesionale, etike, dinjitoze dhe të paanshme.
 

Burgaj theksoi se programi i policisë së shtetit për procesin zgjedhor të 8 majit do të kalojë në katër faza, ajo përgatitore e cila tashmë ka përfunduar, në të cilën parashikoheshin trajnime dhe specializime për zgjedhjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›