E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Hetohet perplasja e policise me tifozet ne Prishtine

Ne Prishtine autoritetet thane se po hetojne shkaqet e nje incidenti qe ka ndodhur mbreme ne Prishtine pas nje loje basketbolli gjate te cilit dy pjesetare te policise se Kosoves dhe nje qytetar jane plagosur.

Incidenti ndodhi pas perfundimit te ndeshjes se basketbollit ndermjet ekipit Sigal Prishtina dhe ekipit serb nga Mitrovica Bambi qe eshte i vetmi ekip sportiv serb qe merr pjese ne organizimet sportive te Kosoves.

Policia tha se pervec te plagosurve jane shkaktuar deme materiale edhe ne pese makina zyrtare dhe tri private.

Sipas policise tifozet gjate largimit nga salla ku ishte zhvilluar loja kane filluar te brohorasin edhe parulla fyese dhe kane hedhur gjesende te ndryshme duke demtuar pjese ose dritare te objektit te Pallatit te Rinise dhe sporteve ne Prishtine.

Kjo ka pasuar nderhyrjen e policise. Mirepo nuk eshte e qarte nese nderhyrja e cila eshte bere nga nje njesit i policise qe kishte ardhur nga Mitrovica ishte nderhyrje qe kishte shkelur zinxhirin komandues te policise.

Autoritetet kane urdheruar hartimin e nje raporti te qarte qe do te sqaronte rrethanat ne te cilat kane ndodhur perplasja ndermjet policise dhe tifozeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›