E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan: Plagosen atë e bir, të shtruar në spital

Të shtëna armësh janë dëgjuar në mbrëmje në qytetin e Elbasanit, ndërsa dy persona të së njëjtës familje janë qëlluar me mjete të forta, por fatëmirësisht janë jashtë rrezikut per jetën. Mësohet se shtetasi Kadri Baku, 49-vjeç është goditur me mjete të forta ndërsa i biri Fatjon Baku, 25-vjeç është goditur me një armë zjarri, kjo për arsye banale.
 

Sipas burime, referuar “Ora News”, dy të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spitalin e Elbasanit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
 

Ende nuk është bërë e mundur indetifikimi i autorit, ndërsa policia ka nisur hetimet paraprake, kjo për të zbardhur më tej këtë ngjarje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›