E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Emiljano Shullazi, pas incidentit me PS-në

Policia e Komisariatit Nr.2 në Tiranë ka kapur Emiliano Shullazin. Sipas policise, ky shtetas akuzohet per veprën penale të "Pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese".
 

Organet e policisë bejnë të ditur se Shullazi akuzohet per një incident qe ka ndodhur rreth orës 18.30 në rrugën "Ylbere Bylykbashi", në Tiranë, në ambjentet e një lokali ku po zhvillohej takimi elektoral i kandidatit për minibashkinë nr.7, Erion Koka në Tiranë.
 

Autori, dyshohet se ka penguar subjektin politik Partia Socialiste, duke hequr mikrofonin dhe njëkohësisht qëndrën e zërit. Ndërsa dy nga deputetët e Partisë Socialiste, pikërisht Vasilika Hysi dhe Besnik Bare, kanë bërë dhe kallëzimin në Prokurori.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›