E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Parlamenti miraton reformat zgjedhore dhe guvernatorin e Bankes Qendrore

Parlamenti i Kosoves miratoi sot themelimin e dy komisioneve te perkohshme per ndryshimet kushtetuese dhe reformen e sistemit zgjedhor.

Komisionet qe do te kene nga nente anetare do te drejtohen nga Partia Demokratike ne pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosoves ne opozite.

Themelimi i komisioneve shenon edhe fillimin e zbatimit te marreveshjes se arritur ndermjet udheheqesve te Partise Demokratike Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe Aleances Kosova e Re per keto reforma marreveshje kjo e cila mundesoi zhbllokimin e ngercit politike ne fillim te ketij muaji dhe zgjedhjen e presidentes se vendit me 7 prill.

Marreveshja e cila u arrit me ndermjetesimin e ambasadorit amerikan Christopher Dell parasheh qe zgjedhjet presidenciale te mbahen pas me se nje viti ndersa ato parlamentare pas me se dy vjet e gjysme.

Sipas marreveshjes ndryshimet kushtetuese do te duhej te perfshinin pjesen qe i takon zgjedhjes se presidentit me qellim qe ne te ardhmen ai te zgjidhet me votat e drejtperdrejta te qytetareve.

Por diteve te fundit kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se ndryshimet duhet te jene thelbesore qe pershpejtojne forcimin e shtetit dhe permbylljen e fazes se pavaresise se mbikeqyrur.

Po sot Parlamenti zgjodhi me shumice votash guvernatorin e Bankes Qendrore te Kosoves. Me 58 vota pro Gani Gerguri mori postin e guvernatorit duke pasuar ish guvernatorin Hashim Rexhepi i cili u arrestua me 23 korrik te vitit te kaluar nen dyshimet per keqperdorim te detyres zyrtare marrje te ryshfetit shmangie taksash ushtrim te ndikimit dhe pastrim parash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›