Arvizu: Raporti i ODIHR ishte i qartë dhe i plotë. Nuk u zbatua ligji
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka reaguar pas publikimit të raportit të ODIHR/OSBE.
Sipas ambasadorit amerikan, raporti ishte i qartë dhe i plotë dhe tregonte gjithë problemet e paraqitura në zgjedhjet e 8 majit.
Arvizu ka thënë se, sipas raportit, problemi nuk është tek infrastruktura ligjore, por te zbatimi i tyre.
Ambasadori amerikan ka thënë se tashmë është koha për një reformë të thellë zgjedhore, pasi ka boshllëqe në Kodin Zgjedhor.