E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Të hapen shkolla shqip në Greqi dhe Turqi, po asimilohen emigrantët

Aleanca Kuq e Zi i ka dërguar një letër ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, me anë të së cilës kërkon që të financojnë shkollat shqip në Greqi dhe Turqi.

Sipas Aleancës, emigrantët dhe fëmijët e tyre po asimiliohen, ndërkohë që shteti shqiptar nuk është duke bërë përpjekje për parandalimin e kësaj gjëje, duke shkelur nenin 8 të Kushtetutës, që kërkon mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë, kudo që janë.

Aleanca ka thënë se në Greqi ndodhen 1 milionë shqiptarë, ndërsa në Turqi 2 milionë dhe për këtë arsye, qeveria shqiptare, por dhe ajo kosovare, duhet të nisin punën për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, ashtu siç vepron Greqia në vendin tonë, që, edhe pse në krizë, financon shkollat në gjuhën greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›