Arvizu: Rotacion? Ndodh nëse vota është e lirë. KQZ/ Nuk është vonë, mund të plotësohet
TIRANE-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu bashkëbisedoi me anëtarë të faqes në "Facebook" së ambasadës për tema kryesisht politike dhe të fokusuara tek zgjedhjet e 23 Qershorit. Nisur kjo dhe sipas ambasadës që propozoi që tema e këtij bashkëbisedimi të jetë: 'Zgjedhjet e Ardhshme Parlamentare'.
I pyetur nëse mund të ndodhë rotacion në këto zgjedhje parlamentare, ambasadori beson se është vota e lirë dhe e drejtë që sjell ndryshimin e madh, kur duhet të ndodhë rotacioni. “Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse, dhe kur duhet të ndodhë rotacioni”.
Interesimit te nje personi qe e pyet 'se kush do të fitojë zgjedhjet parlamentare', ambasadori shprehet konkretisht se “Presim që procesi zgjedhor, vetë votimi, nxjerrja e rezultateve, të jetë konseguent me standardet e një endi anetar të NATO-s, gjithashtu të një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së.
Kurse pyetjes, nëse ia vlen që shqiptarët të shpenzojnë kohë në radhë të gjata për të votuar, ambasadori u përgjigj se ky është detyrim në radhë të parë.
“Absolutisht po. Disa njerez kane sugjeruar se te gjithe politikanet jane njesoj, pse duhet te zgjedh une njerin apo tjetrin? Ne nje demokraci, eshte detyrimi i qytetareve te shprehin preferencat e tyre. Kjo eshte e vetmja menyre per te insistuar per llogaridhenie nga udheheqesit tuaj te zgjedhur”.
Pyetjes se ‘A mendoni se koalicioni qe do humbe zgjedhjet do e njohe humbjen dhe a mund te perseritet serish i njejti skenari qe ndodhi ne Tirane ne zgjedhjet vendore te para 2 viteve?’, ambasadori iu përgjigj se shqiptarët meritojnë të kenë zgjedhje me standarde dhe që të arrihet kjo, atehere as rezultati i zgjedhjeve nuk do te diskutohet.
“Eshte viti 2013. Shqiptaret sot meritojne te kene zgjedhje te cilat perputhen me standartet nderkombetare. Sa me shume keto zgjedhje te arrijne keto standarte, aq me pak shanse ka qe rezultatet do te jene te diskutueshme. Une mendoj se njerezit do ta dine ashtu sic do ta dije edhe komuniteti nderkombetar”.
Kurse sa i përket cështjes së KQZ aktualisht vetëm me 4 anëtarë, Arvizu u shpreh se SHBA-të presin që ky institucion të konstituohet plotësisht. “Kemi adresuar çështjet e KQZ-së në mënyre të vazhdueshme. Nuk eshte e tepert te themi se ne besojme fortesisht qe duhet te konstituohet plotesisht. Qe kjo te ndodhe, duhet qe te dyja palet te bien dakord. Nuk eshte asnjehere shume vonë", thekson ambasadori.
Ambasadori gjatë bashkëbisedimit online u shpreh se SHBA konsultohen vazhdimisht dhe ngushtësisht me ODIHR për procesin zgjedhor, ndërsa vuri në dukje dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes SHBA dhe Shqipërisë. “Ne do të konsultohemi ngushtësisht me ODIHR-in dhe të tjerë mbi procesin zgjedhor, ndërsa ky zhvillohet. U përket të gjithë lojtarëve politike të respektojnë rregullat e lojes. Përsa i takon marrëdhenieve mes Sh.B.A.-se dhe Shqiperise, pres qe ato te vazhdojne te jene te aferta dhe miqesore, sikurse kane qene gjate 22 viteve te fundit” .
Presion votës
Ambasadori u shpreh se ka dijeni që po ushtrohet presion ndaj votuesve. Por ambasadori inkurajon se votuesi ka fuqi të kapërcejë cdo kanosje, pavarësisht kahut politik nga vjen dhe të mund të zgjedhë. “Une nuk e vë në dyshim në asnjë moment që po ushtrohet presion ndaj votuesve, dhe nuk e kam fjalën vetëm për njërën palë. Por skemat e atyre që ushtrojnë presion do të kenë sukses vetëm nëse ia dalin që të kanosin votuesit individuale. Pra ju, votuesit, keni fuqinë për të kapërcyer këtë kanosje, pavarësisht kahut nga i cili vjen. Zgjedhja është e juaja”.
Administrata civile
Ambasadori amerikan, vlerësoi se një nga sfidat me të cilat përballet Shqipëria është mungesa e një administrate civile efikase. Ndërkohë, duke iu përgjigjur interesit të bashkëbiseduesve, Arvizu bëri thirrje që gjithkush të votojnë të lirë.
“Një nga sfidat e shumta me te cilat përballet Shqipëria është mungesa e një administrate civile efikase. Qeveria, qoftë lokale apo qendrore, nuk duhet të jetë një agjensi punësimi. Fatkeqësisht, në Shqipëri, kjo ndodh shpesh. Ndërsa, përsa i përket votës suaj: ju duhet të votoni ndërgjegjen tuaj dhe po kështu duhet të bëjnë dhe familjarët tuaj”, vlerësoi Arvizu.
Fotografimi i votës, Arvizu: Turp!
“Ambasada Amerikane ka informuar ODIHR-in për disa raportime se disa votues janë udhëzuar të fotografojnë votën për të vërtetuar votën e tyre për një parti apo për një tjetër. Sigurisht, nëse kjo është e vërtetë, kjo është kundra të gjithë standardeve ndërkombëtare dhe cdokush që udhëzon të tjerët për ta bërë këtë është një turp për shqiptarët, kudo”, u shpreh Arvizu.
(d.b/BalkanWeb)