KESH: Energji pa ndërprerje gjatë verës, Velaj: 30 mln euro nga eksporti
TIRANË- Koorporata elektroenergjetike shqiptare garanton furnizim pa ndërprerje me energji gjatë sezonit të verës. Kreu i KESH-it, Halit Velaj ka bërë të ditur se është krijuar në kaskadën e lumit Drin një rezervë hidrike prej 1.5 milionë kilovat orë energji për t’u përdorur gjatë periudhës së thatësirës. Për të ruajtur rezervën hidrike, koorporata ka ndërprerë edhe eksportin e energjisë.
“Sot që ne flasim kemi një rezervë energjetike në kaskadën e Drinit, rreht 1,5 miliardë kv e cila na bën optimist, pasi garantojmë sezonin e verës dhe atë turistik pa ndërprerje të energjisë. Furnizojmë CEZ në cdo moment me të gjithë sasinë e bnevojshme”, tha Velaj.
Kreu i KESH ka bërë të ditur se nga eksporti i energjisë u grumbulluan rreth 30 nmilionë euro, të cilat u përdorën për të kompensuar 60% të familjeve të prekura nga përmbytjet e hapjes së digave.
“Në momentet që ne filluam të eksportojmë atëherë mnjë ndër detyrimet bazë ishte edhe shlyerja apo zhdëmtimi i zonave të përmbytura. Aktualisht është shlyer rreth 60% e dëmshpërblimieve”, tha ai më tej.
Drejtori i koorporatës energjtike ka bërë të ditur gjithashtu se është vendosur një bashkëpunim i mirë me CEZ Shpërndarje, që po paguan për energjinë që merr aktualisht nga KESH, ndërkohë që shlyerja e borxheve të vjetra ende nuk ka nisur.
(m.a/News24/BalkanWeb)