E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xho Dioguardi: Shqiptarët në Greqi të diskriminuar

SHKUP-Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Xho Dioguardi thotë se shqiptarët në Greqi nuk i gëzojnë as të drejtat më elementare.
Kurse, sipas tij, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri janë të gjitha të realizuara.

"Në Shqipëri, të drejtat e minoritetit grek janë të gjitha të realizuara, minoritarët gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre sipas standardeve europiane,
përkundrejt faktit që shqiptarët në Greqi nuk kanë asnjë të drejtë, as shkolla në gjuhën shqipe apo përdorimin e gjuhës shqipe, as të drejtën e deklarimit shqiptar. Shqiptarët që jeton e punojnë në Greqi janë të diskriminuar," pohoi DioGuardi për agjencinë e lajmeve INA.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›