Shefi i EULEX në Kosovë, De Marnhac, viziton Tiranën
TIRANE-Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, z. Xavier Bout de Marnhac, viziton sot Tiranën me ftesë të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, bëri të ditur zyra për shtyp e MPJ-së
Shefi i misionit EULEX pritet të mbërrijë sot në mbrëmje në Tiranë, për të nisur më pas nesër takimet zyrtare me krerët më të lartë të shtetit.
Të mërkurën ora 10.00, z. Haxhinasto do të zhvillojë bisedime me shefin e EULEX, de Marnhac dhe më pas do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Shefi i EULEX-it do takohet më pas me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë.
(d.b/BalkanWeb)