Topi nderon me Urdhrin "Naim Frashëri", 5 kompozitorë
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi sot me Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë kompozitorët Edmond Zhulali, Alfred Kaçinari, Lejla Agolli, Spartak Tili dhe Sulejman Baltëza në shenjë falenderimi për gjithçka kanë dhënë në vite publikut shqiptar.
Ceremonia e zhvillua sot në Presidencë. Kreu i Shtetit shprehu nderimin dhe vlerësimin e lartë për punën, veprimtarinë dhe kontributin ndër vite të këtyre 5 kompozitorë të shquar e të mirënjohur për publikun dhe artdashësit shqiptarë
"Disa thonë se Presidenti po dekoron më shumë se sa duhet. Unë shikoj se ka një insufiçensë të theksuar të vlerësimit të artistëve në çdo cep. Ne duhet t’ju falënderojmë për gjithçka ju keni dhënë në vite dhe duhet t'u jemi mirënjohës si shoqëri", u shpreh Presidenti në ceremoninë e dekorimit të artistëve të njohur"
Ai përshëndeti krijuesit e sapo dekoruar dhe vlerësoi veprimtarinë e tyre të spikatur, duke theksuar se mes tyre vërtet ka konkurrencë, por ka edhe shumë solidaritet dhe ky është një mesazh që duhet përçuar në të gjitha ambientet, si ato profesionale dhe institucionale apo shoqërore.
Topi nënvizoi nevojën e vlerësimit të të gjithë artistëve, duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim për gjithçka që ata kanë dhënë në vite.
(s.g/Balkanweb)