E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Shpresojmë për zgjedhje të paqta dhe të rregullta

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka deklaruar sot se shpreson se zgjedhjet në 23 qershor të jenë  të paqta dhe të rregullta.

Nga qyteti i Vlorës ku është takuar me kryebashkiakun Shpëtim Gjika, diplomati amerikan vlerësoi edhe raportin për ecurinë e procesit zgjedhor.

“Ndihem i inkurajuar nga raporti për ecurinë e procesit zgjedhor. Është shenjë e mirë që vetëm dy qendra votimi janë në mjedise private.Shpresojmë për zgjedhje të paqta dhe të rregullta më 23 qershor tha amabsadori.

Ndërsa kryabashkiaku i Vlorës Shpërtim Gjika siguroi ambasadorin Arvizu se zgjedhjet në Vlorë do të jenë të qeta. Ai gjithashtu vlerësoi se vizita e ambasadorit Arvizu në Vlorë është ogur i mirë për zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›