E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Berisha ka ndërtuar 10 400 km rrugë në të gjithë Shqipërinë

17-06-2013 / Gazeta 55

Reagon PD pas deklaratave të Edi Ramës në Vlorë

“Partia Demokratike ka ndërtuar 10 400 km rrugë në gjithë Shqipërinë, ka ndërtuar rrugën Levan-Tepelenë, e Vlorë-Levan, që e shkurtojnë sot kohën e udhëtimit nga Tirana në Vlorë me më shumë se një orë", theksoi te dielën pasdite në një deklaratë për shtyp zedhenesja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi. Duke reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Partisë Socialsite, Edi Rama, sot në Vlorë, ajo theksoi se "në qarkun e Vlorës Partia Demokratike ka ndërtuar dhe rindërtuar qindra e qindra km rrugë. PD ju thotë shqiptarëve se Edi Rama nga autobusi i tij mavi vjell "vrer" çdo ditë, nxin dhe mbjell pesimizëm". "Kreu socialist e konsideron të gënjeshtërt Shqipërinë reale. Ai pa u skuqur deklaroi sot për rrugët se nuk ekzistojnë, ndërkohë që sot çdo vlonjat e çdo shqiptar udhëton nga ura e Mifolit në Konispol, në rrugë moderne të ndërtuara dhe të rindërtuara. Partia Demokratike do të bëjë edhe më shumë për Vlorën, duke ndërtuar Bypass-in dhe shumë rrugë rajonale, e rurale, sepse për PD-në të gjithë qytetarët meritojnë të shërbehen kudo ku ata jetojnë", theksohet në deklaratë. Më i çoroditur se çdo ditë, theksoi zedhenesja Vorpsi, Edi Rama tha sot se Vlora ka mbetur me rrugën e Austro-Hungarisë! Mund t’ia hedhësh po ta bësh këtë deklaratë në një planet tjetër, ku askush nuk ka informacion, ose në autobusin mavi, xhamat e zinj të të cilit nxijnë çdo gjë të Shqipërisë reale. Por, ta bësh këtë deklaratë në Vlorë, para gjithë vlonjatëve e shqiptarëve, të cilët ecin në rrugët e ndërtuara nga Partia Demokratike, të cilët shpenzojnë më pak kohë dhe para me udhëtimin sot, është përtej çdo imagjinate mavi", përfundoi deklarata e zëdhënëses se PD-së

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›