Arvizu: Shqipëria edhe pas 20 vitesh ndodhet në udhëkryq
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar se edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga rënia e komunizimit, Shqipëria ndodhet ende në udhëkryq.
Sot pas 20 viteve Shqipëria ndodhet sërish në udhëkryq. Sot Shqipëria ka nevoja të mëdha për reforma dhe është e qartë që ka një shtet që do të sjellë ndryshime për popullin shqiptar. E ardhmja ndodhet në duart e shtetit prandaj udhëheqësit e vendit duhet të bëjnë zgjedhje të drejta që ta çojnë përpara vendit drejt integrimit europian, ka theksuar Arvizu gjatë një konference me presidentin Topi për 20-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Arvizu theksoi se mënyra më e mirë të forcuar miqësinë mes dy vendeve është që Shqipëria të vazhdojë përpara duke ndërtuar një shtet ligjor të drejtë, begati ekonomike dhe ecja përpara në rrugën e integrimit europian dhe bashkëngjitja në rrugën e drejtë për të qënë pjesë e Bashkimit Europian.