E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet rezoluta e KiE-së për Shqipërinë

Analiza për situatën politike në Ballkan është publikuar në raportimin e dhënë nga komiteti për politikat e jashtme të Këshillit të Europës. Sipas raportit, pavarësisht disa arritjeve positive në Ballkanin Perëndimor, rrijet e fundit të tensionit dhe rrugëve pa krye në disa pjesë të rajonit, janë elementë shqetësues.

Gjithashtu raporti përmbledh zhvillimet e fundit në Shqipëri ku kriza e gjatë politike duket se po i afrohet fundit. Këshilli i Europës deklaron se politika shqiptare duhet të heqë dorë nga paralizimi i aktual i miratimit të ligjeve në Shqipëri. Në draft rezolutën e publikuar nga Këshilli i Europës, përsa i takon Shqipërisë, mirëpritet përfundimi i zgjedhjeve vendore të 8 Majit 2011 dhe jepen edhe rezultatet për secilën prej partive respektive, duke cilësuar si fitues për bashkinë e Tiranës demokratin Lulzim Basha. Raporti thekson se është pozitiv fakti që rezulati është mirëpritur nga votuesit shqiptarë.

Lidhur me situatën pas zgjedhjeve, KiE vlerëson vendimin e opozitës për të hequr dorë nga bojkoti, ndërsa mirëpritet një marrëveshje e mundshme për reformën zgjedhore. "Mirëpresim marrëveshjen e arritur kohët e fundit midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të proceduar me reformën zgjedhore me qëllim adresimin e mangësive të hasura në zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Një reformë e tillë duhet të synojë rritjen e mundësitë për partitë e vogla për të hyrë në parlament. Kjo rritje do të ndalonte bipolarizimin në politikën shqiptare gjatë dekadave të fundit dhe ka frustruar shumë dhe popullin shqiptar po aq e rëndësishme është t`i jepet fund praktikës së negociatave të gjata dhe ndryshimin e kodit zgjedhor në prag të çdo procesi zgjedhor", thuhet në një nga pikat e draft - rezolutës. Qëndrimi është prezantuar nga raportuesi suedez, Bjorn von Sydow, i cili aktualisht bën pjesë në grupin parlamentar socialist në KiE.
 

"Unë e kuptoj se bashkë-raportuesit e Komisionit Monitorimit do të kthehen në Shqipëri në tremujorin e tretë të 2011-ës për të vlerësuar progresin e bërë në spektrin e plotë të detyrimeve dhe angazhimeve për Anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Është e rëndësishme që politika të mos vazhdojë të paralizojë procesin legjislativ dhe miratimin e reformave që janë të nevojshme për vendin, duke përfshirë atë për të filluar negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian",theksohet në draftin zbardhur sot në mesditë në faqen zyrtare të KiE, propozohet që si për Shqipërinë dhe për Bosnjën të vazhdojë monitorimi "i afërt" i situatës. Në raport, raporti analizon edhe sitautën e tensionuar në veri të Kosovës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›