Ruçi: Oferta jonë akoma pa përgjigje, Patozi: Hiqni postbllokun e integrimit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, u shpreh në seancën e sotme në Kuvend se mazhoranca nuk ka kthyer akoma një përgjigje për paktin me 10 pika të propozuar nga opozita. Ruçi u shpreh se kjo do të thotë se maxhoranca nuk dëshiron bashkëpunimin.
Nuk është aspak serioz që për të disatën herë kërkon që përgjegjësinë ta hedhë nga opozitë shqiptare për mos plotësimin e objektivave. Opozita shqiptare u ka bërë një ofertë dhe u ka bërë një ofertë në plotësim dhe zbatim të rekomandimit të bashkimit evropian ku thuhet se qeveria dhe opozita kanë përgjegjësitë që të gjejnë rrugën e zgjidhjes drejtë integrimit tha Ruçi.
Në përgjigjen e tij, homologu demokrat i Ruçit, Astrit Patozi, e cilësoi paktin e opozitës një tekë të kryetarit socialist, Rama. Ai u kërkoi deputetëve të opozitës të votojnë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, si kusht për integrimin e vendit në BE.
Ne në sallë nuk kemi detyrim për të miratuar tekat apo kurthet e njërit-tjetrit. Nuk mund të bëhen çështje kombëtare hallet personale të Edi Ramës. Jemi për integrimin por jo për probleme të tjera. Detyra jonë konkrete është plotësimi i 12 rekomandimeve. Integrimi është axhenda jonë kombëtare. Ne nuk vëmë kushte, nuk ju imponojmë konceptet tona. Kemi një kërkesë ndaj deputetëve të opozitës: Hiqni postbllokun e integrimit”, tha Patozi.