Topi: Qytetarët e kanë lënë prapa politikën, duhet një sjellje e re
Presidenti Bamir Topi, gjatë konferencës së mbajtur me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, në kuadër të 20-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ka theksuar se qytetarët e kanë lënë disa hapa prapa politikën. Për këtë arsye, ai ka thënë se është koha për një sjellje të re nga ana e politikës.
“Qytetarët janë disa hapa përpara ndaj politikës për vizionin e tyre për të ardhmen. Ne kemi një popullsi të re në moshë dhe ata meritojnë të dëgjohen dhe të respektohet vullneti i tyre. Sot Shqipëria është në NATO dhe aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, prandaj për ne kërkohet një sjellje e re në politikë, është shprehur presidenti gjatë fjalës së tij.
Ai ka thënë se politika tashmë duhet të tregojë përgjegjësi dhe kurajo, në mënyrë që në krye të axhendës të jetë qytetari dhe interesi i vendit.