E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Demi qe shkaktoi opozita, nuk zhbehet lehte Menada Zaimi

Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, thote se opozita ka bere nje dem shume te madh qe s'mund te zhbehet ne ditet qe kane mbetur deri ne Raportin e Progresit. Ne nje interviste per radion Evropa e Lire, Bregu ndalet dhe tek ofertat qe i jane bere socialisteve: "Zgjedhja e Avokatit te Popullit, per mua eshte nje nga alternativat me te thjeshta ose "karota"qe iu dha opozites per te treguar qe eshte e gatshme te bashkoje votat"

Cfare prisni nga Raporti i Progresit i 12 tetorit i BE-se? A ka shanse qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat, i cili u refuzua nje vit me pare per shkak te klimes te acaruar politike?

Raporti i tetorit eshte nje raport i cili, nese do te kete shprehje te nje mendimi per statusin, mund te mos thuhet ne Raportin e Progresit por do te jete pjese e Enlargment Strategy. Une pres ne kete raport nje pasqyrim te realitetit te reformave te Shqiperise, nga nentori i kaluar deri ne periudhen kur ky raport eshte hartuar, deri ne shtator te ketij viti. Pres nje vleresim, realist per kriterin ekonomik dhe standardet, perfshi ketu dhe trendin e rritjes dhe stabilitetit te ekonomise shqiptare, perfshi ketu vleresimin per reformat e ndermarra, ne fushen e gjyqesorit, perfshi vleresimin ne kuadrin ligjor te permiresuar, eficent dhe per masat ne luften e krimit dhe korrupsionit, vleresimin per standardet lidhur me trafikun e qenieve njerezore dhe narkotikeve. Me vleresime per sa i perket funksionimit te nje prej ligjeve me te rendesishme, qe eshte miratuar ne kuadrin e liberalizimit te vizave dhe qe po funksionon shume mire, qe eshte ai kunder pastrimit te parave dhe i konfiskimit te aseteve te personave te inkriminuar dhe sigurisht qe pres nje vleresim, cili eshte ne te njejten linje me vleresimin e OSBE/ODHIR-it, per sa i perket zhvillimit te zgjedhjeve lokale ne Shqiperi, si zgjedhje konkurruese dhe transparente. Te gjithe kane qene deshmitare dhe kane vertetuar qe ka pasur nje deklarate te kryetarit te opozites per rikthim ne Parlament, votim te ligjeve me 3/5 dhe angazhim serioz per plotesimin e 12 pikave, qe Komisioni Evropian i percaktoi si prioritete, duke shoqeruar opinionin per Shqiperine. Ne shtator te ketij viti une dhe te gjithe degjuam Edi Ramen i cili deklaronte se tashme kishte ardhur koha qe t'i jepte fund kapercimeve te tij, me hyrje dalje nga Parlamenti, me bojkot, me sharje dhe terminologji qe demtonte procesin e integrimin dhe largonin Shqiperine nje hap me tutje ne procesin e integrimit evropian. Dhe te gjithe prisnim nje lloj angazhimi serioz, nje lloj "mea culpa" (kuptim i nje faji apo gabimi), te pakten une keshtu e kam kuptuar rikthimin ne Parlament dhe deklaraten e para tre javeve se do te votonin te 12 pikat, nje "mea culpa" per demin qe i kishte bere vendit dhe mos votimin e ligjeve me 3/5. Por ajo cfare ndodhi javen e kaluar me mos votimin e ketyre ligjeve ne Parlament, refuzimi total i opozites per te dhene kontributin e saj ne zbatim te rekomandimeve te 12 pikave te planit te veprimit besoj ka shtuar realizimin per menyren sesi kerkon te beje politike dhe te mbaje peng fatet e vendit, te partneret tane evropiane. Pra ka shtuar realizimin e tyre ndaj veprimeve te Edi Rames dhe njekohesisht shpresoj qe ky lloj realiteti te jete pjese e pasqyrimit ne dokumentet e tyre qe do te publikohen.

Pra ka shume gjasa qe Shqiperia te mbese ne klase per sa i takon statusit?

Po flas kryesisht per pjesen e Raportit te Progresit, asnje vendim nuk mund te parashikohet as nga une sot, as dhe nga ata, qe deri diku kane marre vendim, por nuk dua te them fjalen e fundit, pasi statusi vendoset pas gjithe konsultimeve me vendet anetare te Keshillit Evropian. Por une besoj qe demi qe i eshte bere Shqiperise nga bojkoti i tej-zgjatur i opozites, nga refuzimi per te ndertuar dialogun politik dhe per te qene te gatshem per te hyre ne dialog politik me shumicen, nga refuzimi per te ndertuar reformen zgjedhore dhe adresuar rekomandimet e OSBE/ODHIR eshte nje dem shume i madh qe s'mund te zhbehet me ditet qe kane mbetur.

Sa per qind e rekomandimeve te KE-se jane plotesuar?

Ne kemi raportuar per sa i takon planit te veprimit. Se pari me duhet te them se plani i veprimit apo te 12 pikat nuk jane shtyllat e vendosura dhe te palevizshme per te vertetuar ecurine dhe progresin e Shqiperise drejt BE-se. Keto 12 pika shoqeruan raportin e vjetshem te BE si nje instrument apo tentative per te sjelle serish bashke, shumicen dhe opoziten dhe per ta detyruar opoziten qe per hir te fatit te integrimit te vendit, sikurse opozita pretendon dhe ben retorike, te vije dhe te bashkoje vullnetin politik me shumicen. Pra, ishte nje instrument, per te cilin KE donte te testonte gatishmerine e opozites per te ndertuar dialogun politik, te cenuar. Qe do te thote se nje pjese e detyrimeve te ketij plani jane detyrime qe kane te bejne me reformen qeveritare, pra me prioritet per luften kunder korrupsionit, reformen ne administraten publike, gjendja e te burgosurve ne sistemet penitenciare apo propozime te tjera qe lidhen me luften kunder krimit te organizuar, te cilat pervec paktave ligjore qe kerkonin per t'u miratuar, pjesa tjeter jane detyrime te qeverise. Te gjitha pjese e atyre detyrimeve qe ne i kemi raportuar, sipas fazave ne te cilen ato jane plotesuar. Ne te gjitha detyrimet, nga 12 te cilat kane kerkuar angazhim te strukturave qeveritare dhe agjencive qeveritare, ne te gjitha ka progres dhe progresi nuk eshte monitoruar vetem nga pala shqiptare. Te vetmet te cilat nuk jane prekur eshte votimi i ligjeve me 3/5 per te cilat shumica e vetme s'ka cfare te beje, nuk i ka 84 vota. Eshte zgjedhja e Avokatit te Popullit, qe per mua eshte nje nga alternativat me te thjeshta ose "karota"qe iu dha opozites per te treguar qe eshte e gatshme te bashkoje votat. Ketu nuk behet fjale nese po ushtrohet apo jo funksioni i Avokatit te Popullit, Avokati i Popullit eshte ne detyre, nje zonje e cila, funksionon sipas ligjit, qe parashikon qe kur avokati i popullit nuk zgjidhet me 3/5 ne detyre, eshte avokati i cili ka eksperiencen me te vjeter ne pune. Ky ligj eshte ne zbatim. Pra kjo ishte "karota" me e thjeshte per t'i thene opozites sillni kandidatin, votojeni dhe per te treguar se jane te gatshem te bashkepunojne. Ne te gjitha pikat qe kane qene test per te provuar bashkepunimin mes opozites dhe shumices kjo eshte pjesa me problematike e plan veprimit, e cila rikthehet perseri ne kriterin politik. Ne nuk e humbem vjet statusin kandidat sepse Shqiperia nuk kishte bere progres ne kriterin ekonomik, progres ne standarde. Kemi qene ne vleresime ne fusha te caktuara dhe shume me mire se vende te tjera te rajonit te cilat paten mundesine ta marrin statusin kandidat. Ne vjet humbem statusin kandidat, sepse kriteri politik nuk funksionoi, sepse opozita ishte ne rruge, nuk hynte ne Parlament, bojkotonte parlamentin. Fatkeqesisht i njejti trend u vu re dhe gjate ketij viti. Pra ky bashkepunim qe duhej per te plotesuar kriterin politik nuk ishte nje bashkepunim, i cili u ofrua dhe te konkludojme dhe te themi sot se kriteri politik eshte realizuar. E perseris, ne rast se opozita do te kishte votuar ne seance parlamentare te dites se enjte qe shkoi, do te kishte qene shume e thjeshte per te pasur nje vleresim pozitiv. Te pakten KE do ta kishte me te lehte perpara vendeve anetare per te dhene nje pasqyrim se situata ka ndryshuar, opozita eshte rikthyer, po voton dhe qellimin madhor te vendit per integrim, nuk po e le peng te strategjive te reja bojkotuese.

Megjithate zoti Rama thote se eshte shumica ajo qe po behet pengese per integrimin? Sipas tij shumica nuk po angazhohet te permbushe nje nga rekomandimet kryesore te KE-se qe lidhet me funksionimin e Parlamentit, per te cilen opozita ka ofruar nje pakete me ndryshime ne rregullore si pjese te nje pakti me 10 kushte vendosur per shumicen, me qellim bashkepunimin? Do ta ndryshoni rregulloren e Parlamentit, po 10 pikat si do t'i trajtoni?

Une di qe kemi 12 pika te vendosura nga BE per Shqiperine, as 10 pikat e Edi Rames, as 20 t'i beje ai, ato s'jane testi per te treguar qe Shqiperia po ecen ose jo ne drejtimin e duhur drejt BE-se. BE monitoron nepermjet instrumenteve te tij, ata jane vendimmarresit. Ne duam te shkojme drejt Evropes dhe ne jemi te detyruar te zbatojme pikat dhe detyrimet qe na vendose Evropa, jo te shpikim nga nje dite ne tjetren, nje here 10 pika, nje here letra, nje here komunikime te terthorta, nje here takime qe nuk ja vlejne, apo epitete per miqte qe vijne dhe vizitojne Shqiperine, per te ndihmuar ne zhbllokimin e ketij ngerci. Une them qe ne kemi pasur, kjo qeveri, kjo shumice dhe opozita, shansin per ta kthyer ne nje plan konkret, ku te deshmohej bashkepunimi, per 12 pika te vendosura nga BE. Nuk shpiku kjo shumice ca 5 pika te reja perpos ketyre pikave, as 20 pika mbi to. I vetmi njeri qe kerkon te kerceje nga nje dege ne tjetren, duke e bere procesin te duket jo te besueshem dhe me kushte te reja te vendosura cdo dite, eshte Edi Rama. Une nuk bej asnje koment per pjesen e planit qe ai ka propozuar, e perseris, per mua plan veprimi eshte 12 pikeshi i KE-se dhe jo 10 pikeshi i Edi Rames. Per sa i takon ndryshimit te rregullores, pika kryesore lidhej me funksionimin e Parlamentit, por funksionim i duhur i Parlamentit jo se ai nuk funksiononte dhe nuk miratonte ligje, jo se rregullorja e Parlamentit ishte nje rregullore per t'u hedhur poshte por sepse opozita nuk Ishte ne Parlament. Megjithate cilido lloj propozimi qe sjell rregulloren e Parlamentit shqiptar ne te njejten linje me rregulloren e Parlamentit Evropian apo me rregulloret e vendeve te tjera anetare eshte i mirepritur, te beje propozime qe vendi te shkoje perpara me standarde jo ta bllokojne ate. Kushdo mund ta vertetoje fare lehte, qofte cdo parlamentar evropian, apo ne cdo rend dite qe cdo njeri nga ne, ulet me kolege nderkombetare, se ceshtjet jashte rendit te dites, qe edhe kjo eshte pjese e propozimeve per ndryshim, nuk jane ne krye te takimit. Ceshtjet e tjera jane ne fund te rendit, nuk fillohet dita e punes me ceshtje jashte rendit te dites dhe per me teper, kur kjo ishte skema e bllokimit konstant te seancave plenare. Per sa i perket pjeses se votimit nominativ ose jo, ka standarde te ndryshme, Amerika voton hapur, ka vende qe votojne me votim te fshehte, ketu problemi eshte. A ka ndonje problem ndonje deputet, ndonje frike, i shumices apo opozites, te votoje hapur? Cfare frike ka per te votuar hapur, ne Amerike votohet hapur si nje pergjegjesi ndaj elektoralit qe te voton. Megjithate cfaredo lloj ndryshimi qe nuk e largon por e afron rregulloren me ate te Parlamentit Evropian eshte e mirepritur. Problemi ketu eshte te mos nxjerrim pretekste dhe sebepe te reja cdo dite per te bllokuar, procesin e integrimit. Nuk kane asnje veshtiresi ligjet me 3/5 qe s'jane miratuar, jane ndryshimet me minimale, pra cfare paska te veshtire ketu per te dhene konsensus. E njejta situate ishte me liberalizmin e vizave. Ju e mbani mend se ligji i pastrimit te parave dhe konfiskimit te aseteve te krimit nuk eshte votuar nga opozita. Sikurse opozita asnjehere, megjithese ka pretenduar, nuk ka sjelle asnje propozim per ndryshimin e Kushtetutes per kufizimin e imunitetin. Pra, aty ku kerkohet vullnet, duhet domosdoshmerish qe ky vullnet te jete prezent, ne rast te kundert s'ka justifikim. I vetmi shpjegim eshte sepse kerkon te bllokosh procesin e integrimit te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›