E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje ne Shkoder dy te vdekur

Vrasje e dyfishtë në fshatin Kir të Komunës Pult të Dukagjinit është epilogu i ngjarjes së rëndë të ndodhur në pasditen e sotme. Marije Çuku 17 vjeçe dhe gjyshi i saj Kol Çuku janë vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kasnec” të fshatit Kir të Pultit dhe  autorët janë identifikuar dhe janë vënë në ndjekje por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Marije Çuku ka mbetur e vrarë në vend ndërsa 70 vjeçari ka vdekur gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Shkodrës edhe pse është mundësuar transporti me helikopter. Sipas informacioneve që vijnë nga vendi i ngjarjes dy viktimat kanë qenë duke punuar tokën në afërsi të shtëpisë së tyre kur ka ndodhur ngjarja. Zona është mjaft e thyer dhe e vështirë për të marrë informacione. Në zonë janë dërguar forcat e FNSH-së së Shkodrës dhe të policisë së rendit të cilët po punojnë për arrestimin e autorëve të cilët mendohet të kenë qenë dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›