E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset kreu i PD-së Shtiqën, i digjet shtëpia kryetari të PS-së në Prezë

plagosjaKukës- Edhe pse nuk ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, gjatë natës është plagosur me armë zjarri kreu i Partisë Demokratike në Shtiqën të Kukësit, ndërsa i është djegur shtëpia kreut të Partisë Socialistë në Prezë.

Ngjarja e parë është shënuar në mesnatë, kur Bujar Shehu 38 vjeç, ishte duke lëvizur me makinë, por persona të pa indetifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të tij. Ai ka marrë katër plumba në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por fillimisht po hetohet lidhur me detyrën.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit i është djegur shtëpia dhe dyqani kreut të PS-së në Prezë, Lavdi Kajmakut. Fatmirësisht familjarët e tij e kanë vënë re zjarrin dhe kanë mundur të dalin nga banesa. Mësohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, sepse ka pasur tetë vatra flakësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›