E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kreut të PS në Prezë i djegin banesën dhe biznesin

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Gaçi: Zjarri i qëllimshëm me motive politike TIRANË - Kryetarit të PS në Prezë i djegin biznesin dhe banesën. Lajmi u konfirmua për “A1 Report” nga deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në shtëpinë e kryetarit të PS, në Prezë, Lavdi Kajmaku, ku mësohet se janë shkaktuar tetë vatra zjarri.  Fatmirësisht ndërhyrja e të afërmve ka mundur të shpëtojë bashkëshorten dhe djalin 12- vjeçar. 

Raportohet se dëmet materiale janë të mëdha, duke u djegur fasada e zyrave të biznesit të tij dhe banesës, si dhe gjysma e fidanishtes. Përveç tyre edhe një kamion me targën AA513GF. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

ARTAN GACI: ZJARRVËNIE E QELLIMSHME, POLITIKE
Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi në një prononcim për "Tv A1 Report" mëngjesin e sotëm tha se "kemi të bëjmë me një zjarrvënie të mirorganizuar me pjesëmarrjen e disa personave". Ai ka shtuar se “gjendja është shumë e rëndë, është zjarrvënie e mirorganizuar me pjesëmarrjen e disa personave, 8 vatra zjarri të vëna qëllimisht ndaj biznesit të familjes Kajmaku. Ata e kanë ngritur biznesin me sakrifica. E vemtja pistë është ajo politike. Dy ditë më parë, një gazetë ka publikuar materiale, që kompromentojnë se kreu i komunës së Prezës, që është dhe kryetari i PD-së në Prezë është një person i kërkuar për rrahje e abuzim me minorenët në SHBA. Tani vjen dhe përgjigja si pasojë e betejës politike në këtë zonë, ku PD ka humbur terren dhe nuk fiton më. As në '97-n nuk kanë ndodhur këto gjëra. Të shkosh të djegësh banesën e një kundërshtari vetëm sepse është i PS-së nuk ka ndodhur"- tha Artan Gaçi në prononcimin telefonik për "Tv A1 Report", duke shtuar se “fatmirësisht familjarët kanë arritur të ndiejnë zhurmën e fjalëve dhe kanë dalë jashtë. Zjarri ka ndërhyrë deri në dhomën e gjumit, ku flinte djali 12 vjeç dhe njëra prej bashkëshorteve të vëllezërve Kajmaku".

Redaksia Online
(s.g.mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›