E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Vrasjet s’duhej të ndodhnin, zgjedhjet të rëndësishme

VLORE-Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaron nga Vlora se vrasjet në demonstratën e 21 janarit nuk duhej të kishin ndodhur dhe se prokuroria duhet të lihet të bëjë punën e saj.
Pas takimit të zhvilluar sot me kryetarin e Bashkisë dhe prefektin e këtij qyteti ambasadori amerikan i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për hetimet e 21 janarit dhe zgjedhjet e 8 majit.

„Ajo që ndodhi më 21 janar ishte e tmerrshme. Katër persona vdiqën dhe në opinionin tim ata nuk duhej të kishin vdekur,por ajo cka është e rëndësishme për mua dhe për SHBA është se një hetim po zhvillohet, prandaj zyra e prokurorit duhet të lihet të punojë. Është shumë e rëndësishme që ky hetim të bëhet në mënyrë të drejtë, të logjikshme dhe të shpejtë“ – ka thënë ambasadori duke ritheksuar mbështetjen e qeverisë amerikanë ndaj prokurorisë për hetimin e ngjarjes.

Lidhur me zgjedhjet vendore të 8 majit, ambasadori ka theksuar qëndrimin se ato duhet të mbahen dhe se duhet të jenë më të mira se të mëparshmet.
„SHBA mendojnë dhe mbështesin faktin që është e rëndësishme që zgjedhjet të ndodhin më 8 maj, sic e kërkon dhe Kushtetuta, prandaj mendoj se populli shqiptar ka fituar të drejtë për të zgjedhur drejtuesit e tij. „

Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura mes ambasadorit amerikan dhe zyrtarëve të pushtetit vendor në qytetin e Vlorës tema kryesore ka qenë përgatitja për zgedhjet e ardhshme.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›