E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Qafë Gjashtës Prokuroria: 216 vjet burg për 10 të pandehurit

TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 216 vjet burg për 10 të akuzuarit si autorë të masakrës së Qafë Gjashtës. Më 4 mars 1997 në Sarandë punonjësi i policisë, Gjergji Mehmeti u dogj i gjallë në makinë. Mbi 20 vjet burg është pretenca që përfaqësuesi i akuzës kërkoi në seancën e sotme gjyqësore, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndaj 10 të pandehurve.

 Përkatësisht prokuroria kërkoi 24 vjet burg për Vladimir Sinanin, 21 vjet burg për vëllanë e tij Nestor Sinani, 22 vjet burg për Edmond Sejko, 21 vjet burg për Alqi Paguni, 20 vjet burg për Eduart Cipen, 23 vjet burg per Mikel Kendezin, 21 vjet burg për Arben Kendezin, 23 vjet burg për Agron Qurkun , 21 vjet burg për Aleko Balajn dhe 20 vjet burg për Ristan Laken.

Procesi gjyqësor do të vazhdojnë në ditët në vazhdim me dëgjimin e pretendimeve të palës mbrojtëse dhe më pas trupi gjykues do të tërhiqet për të marrë vendimin. 

Hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë u rihapën në verën e vitit 2005. Për afro një vit, prokurori i Krimeve të Rënda, Adnand Xholi hetoi intensivisht derisa identifikoi autorët e masakrës, të cilët më pas përfunduan në qeli. Të akuzuarit si autorë të krimit makabër u arrestuan në nëntor të vitit 2007, në kuadër të operacionit të koduar “Mars ‘97". Mbi supet e të pandehurve rëndojnë akuzat e “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës e mbetur në tentative”, të kryera në bashkëpunim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›