E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Ligori: Lirimi i gardistëve, turp për Berishën

TIRANE-Partia Socialiste ka reaguar sot pas lirimit të tre gardistëve të ngjarjes së 21 janarit. Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Shegush Ligori ka theksuar se lirimi i gardistëve është një turp i madh dhe për këtë fajin e ka kryeministri Sali Berisha.
“Sot me urdhër të Saliut mbetën të lirë tre ekzekutorët gardistë të 4 viktimave të pafajshëm. Ky është një turp dhe për këtë turp e ka fajin Saliu” theksoi Ligori.
Ajo gjithashtu theksoi se Berisha është përgjegjës jo vetëm për 4 viktimat e 21 janarit por edhe për tragjedinë e Gërdecit dhe vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi

“Berisha është përgjegjës jo vetëm për vrasjet e 21 janarit por edhe Gërdecin, vrasjen e kryekomunarit Veseli dhe vrasjen politike të deputetit Fatmir Xhindi. Ai mban mbi supe 32 jetë njerëzish por sado të fshihet nuk mund t`i shpëtojë dot drejtësisë” theksoi Ligori.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›