E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhacka: Rritja e cmimit të bukës, zeron rritjen pensioneve

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhacka ka denoncuar rritjen e cmimit të ushqimeve dhe vecanërisht asaj të bukës, një nga artikujt bazë për shqiptarët.

Xhacka theksoi rritja e bukës e kjo e shoqëruar edhe me rritjen e energjisë e zeron rritjen pensioneve dhe ndikon direkt në xhepin e shqiptarëve. Sipas saj ky është një fakt që tregon se ekonomia nuk është rritur.
 “Vetëm në 14 muajt e fundit na rezulton që buka është rritur me 200 lekë. Kjo rritje zeron plotësisht atë që u deklamuan me aq bujë, rritjen e rrogave dhe pensioneve pa përfshirë fare artikujt e tjerë të konsumit”,- tha Xhacka.

Duke u nisur nga rritja e cmimeve, deputetja socialiste mori shkas të ftojë të gjitha gratë në protestën e 8 Marsit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›