Vdekja e Emmy-t Arrest me burg biznesmenit kosovar
TIRANE- Azis Kelmendi,(ne foto) biznesmeni 47-vjeçari nga Kosova, i cili u arrestua si i akuzuar për vdekjen e këngëtares Elsina Idersha, e njohur me emrin e artit “Emmy” do të hetohet nën masën e arrestit burg.
Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë për pronarin e një rrjeti hotelesh në Kosovë, i cili akuzohet për vrasje me dashje”.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë. Këngëtarja 22-vjeçare s’mundi t’i mbijetojë goditjes fatale që mori në pjesën e pasme të kokës, kur makina e biznesmenit kosovar e përplasi në tokë.
Gjate seancës së sotme të caktimit të masës së sigurisë avokati mbrojtës i biznesmenit pretendoi se bëhej fjalë për një aksident të ndodhur nga pakujdesia dhe jo për një vrasje të qëllimtë. Nga ana e prokurorisë u kërkua masa e arrestit burg.
Dëshmitarja okulare, këngëtarja nga Prishtina, Valza Bajra ka thënë se ato të dyja ishin në një lokal ku këndonte Dafina Zeqiri, kolegia e tyre, e ku mendohet të ketë nisur gjithë sherri me të dashurin e Emmy-t.
Sipas dëshmitares përplasja e vajzës ka ardhur si pasojë e ecjes indietro të makinës luksoze të kosovarit biznesmen. Nga ana e tij 47 vjecari ka thënë se Emmy kishte tentuar të ngjitej me forcë në automjetin e tij “Tuareg” dhe se prej aty kishte rrëshqitur duke rënë në tokë.
Elsina Idershai 22-vjeçarja me origjinë nga Skrapari u përcoll dy ditë më parë për në banesën e fundit. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Let it play”, “Pse të dua ty”, “Rastësisht u pamë”, “A ma jep”, etj. Këngëtarja ka qenë gjithashtu prezent në disa kompeticione muzikore.
(s.g/BalkanWeb)