BE përgatitet për daljen e Greqisë nga eurozona

Komisioni Evropian

Banka Qendrore Evropiane
Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane po bëjnë gati planet për daljen e mundshme të Greqisë nga eurozona. Komisioneri i Tregtisë, Karel De Gucht, shprehet se këto plane do të minimizojnë efektin domino.
De Gucht ka bërë një deklaratë të tillë në një intervistë për të përditshmen belge De Standaard.
Por drejtuesi i BQE, Jose Manuel Gonzale-Paramo, insiston për qëndrimin e Greiqë në euroznë.
Gjatë krizës së eurozonës, Brukseli është përpjekur të mbajnë Greqinë në monedhën e përbashkët në një kohë që i kërkonte asaj përmbushjen e masave shtrënguese.
Sot, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian, po studiojnë skenarin emergjent, është shprehur De Gucht për De Standaard. Ai ka nënvizuar se dalja e Greqisë nuk do të sjellë fundin e euros, siç pretendojnë disa. Komisioneri nuk ka dhënë detaje për planin që po përgatitet.
Ndërkohë, një zëdhënës i KE-së, Olivier Bailly, ka përgënjeshtruar një gjë të tillë. KE mohon zyrtarisht që të ketë nisur punën për skenarin e daljes së Greqisë nga euro. Komisioni kërkon që Greqia të qëndrojnë në eurozonë, shprehet Bailly nëpërmjet rrjetit social Twitter.
Nga ana tjetër komisioneri i Financave, Olli Rehn është shprehur në një prononcim për mediet se KE nuk po punon për ndonjë skenar por për qëndrimin e Greqisë në eurozonë. /BBC/
Përgatiti: F.Stafa