MJAFT, kundër Nanos, Metës e Topallit për president

Protesta e Lëvizjes "Mjaft!"
Lëvizja MJAFT ka protestuar kundër kandidaturave për postin e presidentit, të Fatos Nanos, Jozefina Topallit dhe Ilir Metës.
Të rinjtë të kësaj lëvizje kanë improvizuar para institucionit të presidencës larjen e posterave të Nanos, Topallit dhe Metës, që sipas tyre, janë të zhytur në llumin e korrupsionit.
Siç e patë simbolikisht, ajo që po tentonim të bënim ne sot, është që tre figurat kryesore që janë propozuar për emrin e presidentit, i cili është edhe posti më i lartë i këtij vendi, ne tentuam ti pastronim ato nga njollat që kanë, ndërkohë që janë të pamundura për tu hequr. Individë të tillë, më karrierë të tillë politike ku përfshihet korrupsioni, nepotizmi, trafiku ndërkombëtar i armëve, përdhunimi i institucionit të Parlamentit, apo dhe të tjera si këto, besojmë se as nuk mund të jenë të gatshëm për postin e presidentit, as nuk mund të jenë ato që vendosin postin e presidentit duhet të bazohet mbi parimin e shumicës, por gjithashtu edhe mbi parimin e mbrojtjes së demokracisë dhe institucioneve autonome qofshin këto apo jo,- deklaroi përfaqësuesi i MJAFT. /E.L/