E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu dhuron gjak batuta per PD-ne dhe PS-ne

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Aleksander Arvizu dhuroi dje gjak per personat ne nevoje por ne fund te pergjigjeve politike ai shkembeu batuta diplomatike me gazetaret. Ambasadori Arvizu nuk ka preferuar te komentoje situaten politike ne vend dhe u eshte shmangur pyetjeve te gazetareve. Ne formen e nje batute ka pyetur vetem se ne cfare krahu te jape gjak ne te majtin apo ne te djathtin. Nderkohe qe ka bere humor me gazetaret duke u thene se ne cilen krah duhet te jap gjak ne te majtin apo ne te djathtin. Ai theksoi se ne Shtetet e Bashkuara eshte tradite dhurimi i gjakut dhe se anetaret e stafit te ambasades do te vijojne sensibilizimin per dhurimin e gjakut. Diplomati Arvizu shtoi se nisma e dhurimit te gjakut do te shtrihet edhe ne universitete per te sensibilizuar studentet qe te dhurojne gjak per personat ne nevoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›