E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli Tirane - Elbasan me 3 mars hapet tenderi

Gjate mbledhjes Kryeministri Sali Berisha informoi gjithashtu se me 3 mars do te hapen ofertat ekonomike per tunelin Tirane - Elbasan punimet e se ciles sipas Berishes do zgjasin 18 muaj dhe ne inaugurimin e tij do ftonte dhe grupin antitunel. Z. Berisha pranoi se eshte nje investim me kosto te lartepor dhe rendesia e tij eshte jetike. Sipas Berishes Ky tunel dhe kjo autostrade perben segmentin me te rendesishem te dy korridoreve me te medha Korridorit 8 dhe Korridorit te Boshtit te Jugut. Kryeministri tha se tuneli do ndertohet ne parametrat me te shkelqyer dhe se kompanite e angazhuara jane nder me te medhate dhe me te mirat ne bote.

Kryetari i Partise demokratike informoi se koha e ndertimit do ishte 18 muaj dhe parashikoi inaugurimin ne fillim te vitit 2013 nje vit ky elektoral per zgjedhjet parlamentare. Berisha tha duke qeshur se ne kete ceremoni do ftonte dhe grupin antitunel sepse dhe ata do u duhet te kalojne tunelin per te shkuar ne Elbasan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›