Viktimat e komunizmit Berisha Te ndertohet obelisku te hartohen dosjet
Kreu i qeverise Sali Berisha njoftoi dje shpalljen e nje konkursi per ndertimin e nje obelisku ne nderim te 22 intelektualeve te pushkatuar per bomben e hedhur ne ambasaden Ruse me 1951. Duke iu referuar kesaj ngjarjeje Berisha vuri ne dukje se te 22 intelektualet u ekzekutuan nga eterit e ketyre qe me 21 janar donin me zor te permbysnin me dhune nje qeveri legjitime duke deshmuar se jane me bindje dhe cdo gje kopje karboni e atyre korbave te zi qe ekzekutuan 60 vjet me pare 22 intelektualet me te shquar te Shqiperise.
Gjithashtu Berisha tha Instituti i Studimeve per krimet dhe pasojat e komunizmit ne Shqiperi ka tagrin te pergatise dosjet dhe tia dergoje prokurorise. Ligji ekziston dhe natyrisht ky rast perben nje rast te mirefillte nje nga me te shumtat te krimeve kunder njerezimit te kryer nga regjimi i Enver Hoxhes. Nderkohe zoti Minister i Kultures duhet te hapni nje konkurs per te ngritur nje obelisk ne nderim te tyre. Ne nje nga sheshet ose ne nje nga vendet e kryeqytet duhet te ngrihet nje obelisk ne nderim te ketyre burrave te cilet kane pasur nje kontribut te madhe historik te cilet rane si martir te atyre vlerave qe ne ndertojme sot sepse me gjithe perpjekjet e bera mendoj se nuk eshte bere sa duhet per vleresimin e tyre. Nje obelisk i cili tu kujtoje shqiptareve nje nga torturat kunder njerezimit. Por dhe nje nderim i cili duhet tu behet atyre qe u flijuan per fjalen e lire per vokacionin perendimor te kombit shqiptare - deklaroi z. Berisha.