E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu e Wallfarth ne presidence. Topi ben thirrje per vetepermbajtje

 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksandër Arvizu bën thirrje për respektimin e shtetit të së drejtës në funksion të arritjes së standardeve demokratike dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura e kushtetuese që ato të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e tyre ligjore. Ai u shpreh kështu në një takim që pati më presidentin Bamir Topi paraditën e së mërkurës, pas situatës më të fundit të krijuar  në Tiranë. 
Më shqetësim për këtë situatë është shprehur edhe ambasadori i OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth i cili gjithashtu u takua me presidentin Topi. Në këto takime të veçanta kreu i shtetit apeloi për vetëpërmbajtje qetësi, maturi dhe ruajtje të rendit publik.   

“Në këto çaste duhet që palët politike të respektojnë institucionet dhe vetë institucionet e pavarura duhet të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën! Shqipëria ka legjislacion, ka përvojë në trajtimin e çështjeve zgjedhore, ka të gjithë mekanizmat ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kështu që vetë institucionet përgjegjëse kanë rastin dhe detyrimin të dëshmojnë pavarësi, integritet dhe profesionalizëm në interes të qytetarëve, publikut dhe vendit”.

Ky është qendrimi i presidentit Topi, ndërkohë që axhenda e ambasadorit Amerikan vijoi me një takim në selinë e Partisë Socialiste më kryetarin e saj Edi Rama.  Ky takim u realizua në të njëjtën kohë kur deputet socialist dhe simpatizantë të opozitës ishin vendosur para godinës së komisionit qendror të zgjedhjeve, ndërsa vijonte mbledhja e këtij instiucioni, ku u miratua akti që mere në konsideratë votat e gjetura në kutitëb e votimit për këshillat dhe krerët e minibashkive, por që I përkisnin kandidatëve për kryetar të bashkisë së kryeqytetit. 

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›