Policia referon ne prokurori Bracen dhe Rucin

Policia e Tiranës ka referuar në prokurori dy deputetët e Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Gramoz Ruçi. Në një njoftim të posaçëm për shtyp policia ka bërë me dije se pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruara, policia ka dërguar në prokurori materialet për konsumimin e veprës penale të thirrjes publike për veprime të dhunshme.