Rama shqiptareve Ngrihuni te mbrojme voten
Nga foltorja e Partisë Socialiste, Edi Rama dënoi dhunimin e votës përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Ramës, të gjithë sytë e veshët e panë se socialistët i fituan zgjedhjet në Tiranë, sikundër tha ai, fitore e qartë me 10 vota, ku nuk ngeli asnjë shqiptar pa numëruar çdo votë të nxjerrë nga kutitë e votimit.
“Humbja ime qoftë edhe me 1 votë, nuk do ishte shprehje e vullnetit të qytetarëve. Të gjithë në këtë seli e dinë se unë isha plotësisht i gatshëm të pranoja çdo rezultat. Dora e popullit zot e ndali në minutat e fundit manipulimin, ku doli fitorja jonë e humbja e Saliut. Tirana njohu fitoren e qartë dhe historike duke na nxjerrë votën më të madhe ndonjëherë”-tha Rama.
Sakaq Rama tha se pavarësisht dëshirës së tij për të hapur një stad të ri në politikën shqiptare, kryeministri zgjodhi mos pranimin e rezultatit. Më tej, ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në rrugë të revoltuar pasi sikundër tha ai, tashmë ata e kanë kuptuar që vetëm vota e bën jetën më të mirë.
“Kur shpreha fjalën për fitore, unë shpreha gatishmëri për të ndërtuar urën e këputur të mirëkuptimit. Ndodhi çfarë nuk duhet të ndodhte jo për mua, por për ekuilibrat në vend. Pas këtij akti Shqipëria nuk është më vendi që ishte sepse u dëmtua edhe ai pak ekuilibër i vështirë që ekzistonte, duke bërë që të përmbysen dhunshëm zgjedhjet për të përmbysur demokracinë. Kjo është përmbysje që e kthen Shqipërinë në vendin që për pushtetin asgjë e paligjshme nuk është e pamundur, kur vidhet e dhunohet hapur e paturpësisht, opozita dhe partia më e madhe e vendit. Imagjino ç’mund të ndodhë nesër me qytetarët dhe jetën e punën e tyre. Thirrja ime sot për qytetet e Shqipërisë është të ngrihen në këmbë, kundër atyre që vjedhin votën dhe familjet e zakonshme të këtij vendi. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, unë e kam bërë zgjedhjen time, të gjithë në rrugë, për të mbrojtur të vertetën. Me zemër e me trup të zbrapsim qeverinë që me gjithë fuqinë e saj po merr peng institucionet e popullin sovran”-tha ai.
Në përfundim të fjalës së tij Rama falenderoi dhe ndërkombëtarët për asistencën, ndërsa apeloi në drejtim të tyre për të mos e lënë Shqipërinë në tatëpjetën që ka marrë.
Jul Kasapi