E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa U vendos diktatura e Berishes. Populli do qendroje me ne

 Deputeti socialist Fatmir Xhafa fill pas miratimit te aktit nga KQZ deklaroi se sot u  vendos serish dikatura e Berishes. Ne  tha ai do te vazhdojme te mbrojme voten dhe populli do te qendroje me ne ketu.
“Gjithçka që ndodhi sot, në këtë maskaradë, me këtë dhunë policore nuk është gjë tjetër veçse një diktaturë e tipit fashist. Ne provuam me të gjitha mënyrat që ta pengonim Sali Berishën, ta pengonim qeverinë në këtë veprim të dhunshëm për të rrëmbyer votën e shqiptarëve. Tani nuk ka ngelur që tjetër veçse t’i bëjmë thirrje popullit të mbrojë votën e tij. Fati i votës është në duart e popullit. Ne nga ky moment do t’I bëjmë thirrje popullit të dalë përballë kësaj qeverie për ta rrëzuar përfundimisht këtë diktaturë fashiste. Gjithçka në mënyrë demokratike” tha Xhafa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›