KQZ miraton projektaktin nis numerimi i fleteve te gjendura ne kutite e gabuara
Kjo është pamja e mëngjesit të së mërkurës pak minuta para nisjes së mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vendosjen e fatit të fletëve të votimit të gjendura në kutitë e gabuara.
Pas diskutimeve të lira mbi projektaktin, në një situatë të tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e miratoi vetëm me votat e maxhorancës atë, duke i hapur rrugë kështu numërimit të votave që janë hedhur gabimisht në kutitë e këshillave bashkiakë.
Arben Ristani: “Atëherë, për kqyrjen e këtij materiali. Kush është dakord? Katër pro, kundër 3. Do t’i hapim këto kuti për t’i kqyrur”.
Dëshira Subashi: “Në çfarë ligji e gjeni këtë që po bëni për hapjen e kutive.
Arben Ristani: “Pse keni frikë të hapen kutitë. Këtu përpara jush janë?”
Dëshira Subashi: “Zoti kryetar, ne kemi frikë nga ligji. Kutitë t’i kishe hapur në 2009-ën që i mbyllët në kyçet e 25 vjetëve. Por tani nuk jemi në procedurë për të hapur kutitë e votimit. Ne nuk kemi asnjë akt të KQZ-së që në këtë fazë të procesit të hapim kutitë e votimit”.
Ndërsa jashtë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me qindra simpatizantë të Partisë Socialiste, mes tyre dhe deputetë mundën të çajnë kordonin e policisë duke hyrë kështu në oborrin e KQZ-së. Në një situatë të tensionuar debati mbi miratimin e aktit dhe hapjen e kutive ka vazhduar edhe brenda mureve të Komisionit Qendror.
Konfrontimi ndërpreu përkohësisht mbledhjen e KQZ-së në momentin kur po hapej kutia, e cila i përket KZAZ nr 47. Pas numërimit të tre njesive 4 vota i kanë shkuar kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha ndërsa 1 votë për kandidatin e Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.
Janë pikërisht këto vota që nxitën këtë tension që zgjati për orë të tëra brenda mureve të komisisonit, por dhe jashtë tij. E pas rreth 4 orësh proteste, deputetët e opozitës dhe mbështetësit e saj iu drejtuan selisë së Partisë Socialiste në pritje të vendimarrjes së kryesocialistit Rama për hapat e mëtejshëm.
Jul Kasapi