Arvizu falënderon shqiptarët

Që në orën 11:00 të ditës së nesërme, në rrugën pedonale “Murat Toptani” do të nisin një mori aktivitetesh për të gjithë grupmoshat. Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, mesditën e të shtunës ka parë nga afër nisjen e përgatitjeve për këtë festë në.
I pyetur se çfarë simbolizon kjo festë e ideuar si një panair në rrugë, ambasadori tha se "ky aktivitet organizohet për të festuar 20-vjetorin e rihapjes së ambasadës. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike ishte në mars për të cilën ne patëm një ceremoni. Por në tetor është rihapja dhe nisja e punës në ambasadë. Ne donim të kishim një seri me aktivitete serioze për të festuar. Panairi i rrugës, të dielën është aktiviteti i parë krahas disa të tjerëve që ne do të kemi siç është simpoziumi më vonë gjatë javës ku disa ekspertë, përfshi ata të cilët ishin këtu 20 vjet më parë. Ne do të kemi gjithashtu një recepsion VIP në ambasadë, por për mua aktiviteti kryesor do të ndodhë nesër me panairin e rrugës”.
"Kjo festë është gjithashtu një falënderim për qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, duke i falënderuar që na kanë lejuar të jemi pjesë e historisë në këto 20 vjet. Shumë shqiptarë më kanë treguar se edhe në ditët e errëta të në ambiente të ngushta familjare shpresonin për atë ditë kur Amerika do të rikthehej në Shqipëri. Kjo është mundësia për ne e të shprehurit: faleminderit", thotë ambasadori amerikan gjatë prononcimit për TCH./Start/
2011-10-01 17:54