Shqipëria e dyta në Evropën Juglindore për investimet

Raporti i Investimeve Botërore 2011 tregon se flukset e Investimeve të Huaja Direkte IHD-së në botë u rritën lehtë gjatë vitit 2010, por mbetën rreth 15% nën mesataren e para krizës.
Raporti parashikon që në dy vitet në vijim, me përjashtim të ndonjë tronditjeje të paparashikuar ekonomike, flukset e IHD-së do të përmirësohen, duke kapur vlerën e para krizës. Promovimi dhe lehtësimi i investimeve vazhdojnë të mbeten element dominues në politikat kombëtare të investimeve. Megjithatë, rreziku i proteksionizmit ndaj investimeve është rritur si rezultat i akumulimit gjatë viteve të fundit të masave kufizuese ndaj investimeve dhe procedurave administrative.
Raporti i sivjetshëm fokusohet në modelet e biznesit "pa pjesëmarrje në aksione" të prodhimit ndërkombëtar. Këto modele paraqesin mundësi për ekonomitë në zhvillim dhe në tranzicion për t'u integruar më mirë në ekonominë botërore, për të forcuar potencialin e kapaciteteve prodhuese vendase, si dhe për të përmirësuar konkurrencën ndërkombëtare.
Ai tregon si dhe pse këto modele biznesi si prodhimi me elementë të kontraktuar, nën kontraktimi i shërbimeve, kontraktimi i fermave, franciza dhe licencimi po përdoren gjithnjë e më shumë nga korporatat shumëkombëshe në menaxhimin e zinxhirit global të krijimit të vlerës. /Start/
2011-10-01 15:24