Buxhuku: Keqfurnizimi me energji, deme te medha ndaj konsumatoreve
Raport te drejte dhe te ndershem midis furnizuesit me energji elektrike dhe konsumatoreve. Kete kerkoi dje, Konfindustria nga qeveria dhe Enti Rregullator i Energjise (ERE) ne lidhje me perpilimin e kontrates te re per furnizimin me energji elektrike, si per qytetaret edhe bizneset. Gjate nje takimi te zhvilluar dje, mes perfaqesuesve te grupeve te interesit, ERE-s, CEZ, si dhe botes akademike dhe universitare, administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, tha se kontrata e re duhet te kete nje raport te drejte mes dy paleve. "Duhet te mbroje detyrimisht te drejtat e publikut, si dhe te marre parasysh te drejtat e furnizuesit, ne rastin tone CEZ-Shperndarje, me qellim qe ky i fundit te kete interesin dhe mundesite e nevojshme financiare per te kryer investimet e domosdoshme, per permiresimet e pritshme per qytetaret dhe ekonomine kombetare ne teresi, e ne vazhdim",- u shpreh Buxhuku. Sipas tij, deri me sot CEZ Shperndarje, ka punuar me kontraten e trasheguar nga koha e para privatizimit te kompanise shperndarese te energjise, peshorja e te cilit anon qartesisht, ne dem te konsumatoreve, duke avantazhuar kompanine shperndarese te energjise. Ndaj sipas tij, ky raport duhet te permiresohet ne menyre qe te mos penalizohet ne menyre te vazhdueshme konsumatori. "Keqfurnizimi me energji elektrike, ka shkaktuar deme te medha per konsumatorin. Referuar nje studimi te kryer nga ne, gjate 10-te mujorit te pare te 2010-es, u raportuan nga 8 sektore te industrise, me rreth 28 milione euro deme financiare",- denoncoi Buxhuku. Prej kohesh, po diskutohet per perpilimin e nje kontrate te re per furnizimin me energji elektrike per qytetaret dhe bizneset, si nje nga aktet me te rendesishme ligjore, te nje fushe me ndikim te drejtperdrejte, ne ekonomi, industri dhe individe. Takimi i zhvilluar dje, ne lidhje me kete ceshtje, vjen pak jave pas atij te zhvilluar ndermjet kompanise shperndarese te Energjise CEZ-it dhe ERE-s dhe grupeve te interesit per mbrojtjen e konsumatorit, me qellim parashtrimin e tri elementeve te rinj per t'u implementuar ne kontraten e re, ndermjet CEZ dhe ERE. Kohe me pare, CEZ Shperndarje kerkoi qe te aplikohet nje rritje ne cmimin e energjise elektrike per abonentet familjare qe konsumojne deri ne 300 kilovat/ore energji ne muaj. CEZ e ka dorezuar kerkesen per rritjen e cmimit te energjise elektrike prane ERE-s qe me date 1 shtator, duke shoqeruar ate edhe me tabelen e rritjeve per secilen kategori. Sipas CEZ-it, kerkesa per rritje bazohet ne treguesit e inflacionit ne nivelin e 3.6 %, rritja e cmimit te energjise ne tregjet nderkombetare, si dhe kostoja e certifikimit te matesve. Vendimi per cmimin pritet te merret nga bordi i ERE-s ne fillim te muajit dhjetor.
R.Rapushi
R.Rapushi