E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: "Nuk kemi vendosur kushte, kerkojme kompromis"

Sekretar per Koordinimin dhe Ceshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Fatmir Xhafaj, thote se propozimet e bera nga selia roze jane nje mundesi per kompromis dhe jo kushte. Ai shprehet se opozita nuk kerkon marrjen e drejtimit te institucioneve kushtetuese, por rregullimin e sistemit dhe vendosjen e kritereve te qarta. "Ne nuk kemi thene ne asnje rast, qe na i jepni ne Kontrollin e Larte te Shtetit, qe ne respekt edhe te precedenteve te meparshem, te respektit qe kemi treguar ne, kur kemi qene ne mazhorance, edhe mund te ndodhte. Ne nuk kemi shkuar per te thene, qe me qe ne e beme, atehere beheni ju tani, sepse ne nuk presim qe Berisha te jete si ne. Ne nuk e bejme kete per Berishen, sepse ai nuk e meriton, por e meritojne shqiptaret",- tha dje ne nje prononcim per "Vizion Plus", Xhafa. Deputeti socialist ka theksuar se pakti i ofruar nga kreu i PS-se eshte nje mundesi edhe per mazhorancen, qe te bashkepunoje dhe te jape idete e saj, per reformimin e institucioneve dhe per ceshtjet e ngritura. "Eshte dhene nje shans tjeter nga opozita, ne menyre konstruktive ka propozuar nje pakt te negociueshem. Nuk ka thene keto jane kushtet tona dhe po s'u bene keto nuk ka shans tjeter. Jo. Ka thene ky eshte propozimi yne, ju mund te keni sugjerime te tjera, ejani t'i bashkojme. Perkunder kesaj, ne vend te negocimit, Berisha ka vendosur bllokimin",- tha Xhafa. Ai i ka cilesuar si abuzime pretendimet e ngritura nga e djathta se kerkesat e PS-se jane kushte mbi te cilat nuk negociohet. Sipas tij, vet mazhorances nuk i intereson te beje reforma, pasi ne gjendjen aktuale mund te kontrolloje me mire sistemin e drejtesise. "Sali Berisha, permes kesaj krize mund te arrije objektivat e tij, te pushtetit politik. Po marr sistemin e drejtesise, nje nga pikat themelore eshte ceshtja e reformimit te sistemit. Me ane te veprimtarise antiligjore, ai e manipulon me lehte kete sistem per te marre pushtetin ne tavoline",- tha Xhafa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›