E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu familjes se Aleks Nikes Pergjegjesit duhet te japin llogari

Letra Ambasadori i SHBA Pa te verteten nuk mund te kete drejtesi

Ambasadori  i Shteteve te Bashkuara ne Tirane Aleksander Arvizu ne pergjigje te letres qe familjet e kater te vrareve me 21 janar i derguan atij ne prag te 1 vjetorit te vrasjeve u drejtohet me nje leter permes se ciles shpreh ngushellimet dhe garanton angazhimin e ambasades amerikane qe hetimet per kete ngjarje te shkojne deri ne fund. Top-Channel mundi te siguroje letren qe ka mberritur ne familjen e Aleks Nikes i plagosur rende me 21 Janar 2011 dhe pas 13 dites ne koma u nda nga jeta ne nje spital te Turqise. Ju lutem pranoni ngushellimet e mia me te sinqerta per ju dhe per secilin prej anetareve te familjes suaj per humbjen e Aleksit. Ndermjet shume sfidave qe na duhet te kapercejme ne jete humbja e nje personi te dashur Baba Bashkeshort vella bir eshte me e veshtira per tu perballuar thuhet ne fillim te letres. Kryediplomati Amerikan ne Shqiperi shkruan me tej se ne mes te trazires qe rrethoi demonstraten e 21 Janarit 2011 ndermendim humbjet njerezore dhe dhimbjen rrenuese qe familjes suaj dhe tri familjeve te tjera u eshte dashur te duroni.  Si nje humbje tragjike dhe te parakohshme i cileson ambasadori vrasjet duke shtuar se Rrethanat ne te cilat u vra Aleks Nika e bejne vdekjen e tij edhe me te dhimbshme.

Shpresoj sinqerisht qe brenga juaj mund te lehtesohet deri diku nga shpirti i palekundur njerezor dhe ndjesia qe ne fund drejtesia do te mbizoteroje shkruan Arvizu. Nepermjet kesaj letre ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi rikujton rendesine qe kane hetimet dhe ndihmen amerikane. SHBA i kane mbeshtetur fuqimisht perpjekjet e zyres se Prokurorise se Pergjithshme per te zhvilluar nje hetim te pavarur dhe gjitheperfshires pa nderhyrje politike per te zbuluar dhe nxjerre te verteten mbi ngjarjet e 21 janarit 2011. Letra e ambasadorit Arvizu mbyllet me keto fjale Besojme se eshte e domosdoshme qe ata qe ishin pergjegjes te japin llogari per veprimet e tyre. Pa te verteten nuk mund te kete drejtesi. Ju lutem dijeni se SHBA do te punojne pa u lodhur per te mbeshtetur kauzen e drejtesise ne Shqiperi. E di qe dashuria dhe mbeshtetja qe ju merrni prej njeri-tjetrit dhe shume te tjereve do ta ushqejne familjen tuaj ndersa vazhdoni te vuani prej humbjes se Aleksit. Ju lutem dijeni se SHBA do te punojne pa u lodhur per te mbeshtetur kauzen e drejtesise ne Shqiperi. Serish pranoni ngushellimet e mia me te thella per humbjen tuaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›