E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Nenkryetari i ri i KLD-se emerohet ne mbledhjen me te afert

Presidenti i Republikes Respektoj doreheqjen e Spahiut

Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaroi dje se ai e respektonte aktin e doreheqjes se vartesit te tij ne Keshillin e Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu duke lene te kuptohej se ai do e pranonte doreheqjen e nenkryetarit te KLD-se. Ne nje prononcim per median pasditen e djeshme Presidenti i cili eshte edhe kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise e quajti nje te drejte te Kreshnik Spahiut doreheqjen. Ju e dini qe doreheqjet qe jane individuale patjeter qe duhet te respektohen si te tilla. Ai ka respektuar nje te drejte te tij dhe nuk do te deshiroja qe te beja asnje lloj interpretimi. Mund ta prisni edhe ne ditet ne vazhdim per te marre arsyet e plota sepse nje pjese te arsyeve ai i ka thene. Gjithsesi une respektoj aktin e tij deklaroi Topi per Spahiun duke lene te kuptohej se ish-nenkryetari i KLD-se do te kishte mundesi te jepte edhe arsye me te detajuara per kete akt te ndermarre. Madje ne prononcimin e tij te rezervuar per median dje ne lidhje me kete ceshtje kreu i shtetit shqiptar la te kuptohej se pasi te pranonte zyrtarisht doreheqjen ai do te propozonte shpejt edhe emrin e zevendesuesit te Spahiut. Sipas tij numri dy i KLD-se ishte nje pozicion teper i rendesishem shteteror dhe per kete arsye nuk mund te lihej per nje kohe te gjate vakant. Sipas kreut te shtetit ky emer do te vinte ne mbledhjen e ardhshme te KLD-se. Institucionet nuk mund te qendrojne me vende vakante. shte nevoje imediate qe menjehere ne ate pozicion te jete dikush tjeter sepse e dini qe Keshilli i Larte i Drejtesise vertet ka ne krye Presidentin si kryetar i KLD-se por te gjithe aktivitetin administrativ me ligj me Kushtetute e mbulon zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise. Keshtu qe me siguri ne nje mbledhje te afert patjeter qe do te kemi nje emer tjeter deklaroi kreu i shtetit ne lidhje me gjestin e paralajmeruar te Spahiut per doreheqje. Nga ana tjeter kreu i shtetit theksoi se ai nuk mund te komentonte nese komisioni hetimor i ngritur ne Parlament nga ana e mazhorances per Spahiun ishte ligjor ose jo. Sipas tij ky gjykim duhet te vije nga Gjykata Kushtetuese ne te cilen Spahiu vete e ka cuar kete ceshtje per gjykim te metejshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›