Vlore shetitorja pa ndricim dhe e amortizuar

Shëtitorja buzë detit në Vlorë megjithëse e mbipopulluar gjatë sezonit turistik vuan mungesën e ngriçimit dhe rruga është tërësisht e amortizuar.
Gjatë mbrëmjes me qindra të rinj, prindër, fëmijë apo të moshuar shëtisin përgjatë saj pavarësisht problemeve që ajo paraqet. Në pjesën më të madhe të këtij aksi amortizimi i rrugës dhe mungesa e ndriçimit i zbehin bukurinë qytetit dhe detit të shumëdëshiruar. Qytetarët theksojnë se Vlora është përkeqësuar ndër vite. Emigrantët të cilët vijnë nga jashtë për të kaluar pushimet në atdhe shprehen se bukuria e qytetit është zbehur nga neglizhenca e Bashkisë së Vlorës.
Jo rrallë herë njerëzit ankohen se pengohen gjatë rrugës si rrjedhoje e mungesës së ndriçimit, ndërsa prej kohësh shëtitorja e Vlorës ofron të njëjtën pamje. E vendosur disa here në projektbuxhetet e bashkisë së Vlorës, ende nuk është bërë asnjë investim konkret, e për këtë fakt edhe këtë sezon veror xhiroja buzë detit do të shoqërohet nga problematikat që hasen në infrastrukturën e shëtitores së vetme në qytet.