E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diber inspektoret e Mjedisit ultimatum Bashkise

 Menjëherë pas transmetimit në ABC News , inspektorët e ARM-së dhe DSHP-së Dibër filluan inspektimin e plotë të kanalit vaditës i cili kalon mes permes qytetit te Peshkopisë. Ky kanal është i pa rikonstruktuar në pjesën ku kalon nëpër qytet, në një gjatësi prej 1 km. Dëmtimi i pllakave gjatë pastrimit , bën që pjesa më e madhe e tij të jetë e zbuluar duke rrezikuar jetën e banorëve. Siç dihet vitet e fundit në këtë kanal janë mbytur 6 fëmijë. Përveç jetëve të humbura ky është një burim infeksioni pasi sipas inspektorëve të Mjedisit ketu derdhen kanalet e zeza të rreth 700- 1000 familjeve. Inspektorët e mjedisit dhe shëndetësisë i kërkojnë Bashkisë të marrë masa të menjëhershme në të kundërt do të zbatohet ligji.

Drejtori i Shërbimeve të Bashkisë tregon se Bashkia nuk ka në plan të investojë për këtë kanal, ndërsa duke uruar që tragjeditë e mëparshme të mos ndodhin ai thotë se Bashkia është fajtori kryesor.

Përkundër ultimatumit të dhënë nga Inspektorët e Shëndetësisë dhe të Mjedisit ende nuk është marrë asnjë masë si nga Bashkia apo nga firma që kryen pastrimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›