E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu i bën thirrje politikës: Të mos humbet kohë, Shqipëria duhet të përparojë me reformat

28-09-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, bëri thirrje sot për nisjen e dialogut politik dhe miratimin e reformave, pasi sic u shpreh ai, Shqipëria s’ka kohë për të humbur. Deklaratën e tij, Arvizu e bëri gjatë seminarit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, me të zgjedhurit vendorë. Arvizu theksoi se nuk duhet humbur më shumë kohë dhe se palët duhet të angazhohen në bashkëpunim serioz, për të përparuar me reformat. Por ai paralajmëroi se për gjithcka duhet të arrihet konsensus, pasi nëse reformat bëhen me nxitim, atëherë gjërat përkeqësohen. Ambasadori amerikan apeloi për një sens urgjence, duke u shprehur se politika ka humbur dy vjet kohë në debate të pavlera. Duke u ndalur te kushtet e opozitës, më konkretisht te 10 pikat e presionit të socialistëve në këmbim të këmbim të votës për ligjet me shumicë të cilësuar, Arvizu refuzoi të komentonte ndonjë prej pikave të propozimit, por solli në vëmendje se Shqipërisë më shumë se kurrë i duhen reformat. 


Ambasadorët, Wollfarth dhe Sequi: Qeveritarët vendorë t’u shërbejnë qytetarëve, të shmangin ndikimet politike


“Qeverisje vendore të përgjegjshme, transparente dhe larg përkatësisë partiake”, kërkuan dje ambasadori i BE-së, Ettore Sequi dhe ai i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth, në takimin e zhvilluar në Tiranë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës në bashkëpunim me Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore.
Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka kërkuar një qeverisje vendore larg militantizmit politik si dhe një përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje. “Ndihmoni qytetarët të përfshihen në vendimmarrje, për të ndërtuar ambient pune profesional, jepini zgjidhje vështirësive në komunitetet për të ndërmjetësuar për nevojat me qeverisjen vendore dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin pavarësisht barrierave politike në përfitim të komuniteteve tuaja”- theksoi ambasadori i OSBE-së. Ambasadori i OSBE nënvizoi avokatësinë ndaj nevojave dhe punën përtej ndikimeve politike si dy kritere të rëndësishme të punës së një drejtuesi vendor.
“Ju nevojitet një organizëm bipartizan kombëtar për të bërë avokatinë për ju e të shtrini shërbimet. Pavarësisht ndasive politike loboni bashkë në nivelet qendrore, duke qenë konstruktivë dhe jo militantë”- nënvizoi Ëollfarth. Nga ana e tij kreu i prezencës së BE në Tiranë, Ettore Sequi duke kërkuar përgjegjshmëri dhe transparencë në punën e vendorëve ka kërkuar një bashkëpunim më të madh në pushtetin lokal. “Duhet të përmirësohet shërbimi publik ndaj për këtë arsye duhet të plotësohen dy kushte, transparenca dhe përgjegjësia. Të plotësohen kushtet e Kopenhagenit. Të sapozgjedhurit do i inkurajoja që të bëjnë reformën e decentralizimit dhe të bënit më të mirën në punën tuaj”- kërkoi ambasadori i BE, Sequi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›