Sheshi “Skënderbej” hapet për automjetet brenda muajit tetor

Bashkia e Tiranës po intensifikon punimet për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”, për të çliruar trafikun e rënduar që krijohet në qendër të kryeqytetit. Punimet do të mbarojnë së shpejti duke krijuar një aks të qarkullimit të makinave përreth sheshit “Skënderbej”.
Drejtues të punimeve thanë se këto punime pritet të përfundojnë muajin e ardhshëm.
Për të arritur këtë afat të shkurtër, në shesh po punohet me 3 turne, ndërsa punimet po bëhen cilësore, për ta kthyer këtë shesh në sa më jetëgjatë. Kjo është parë dhe si zgjidhja emergjente për situatën e krijuar dhe Bashkia, pas shumë konsultimesh edhe me specialistët më të mirë të fushës për kryerjen e këtyre punimeve. Në këto punime, Bashkia ka parashikuar dhe hapësirat për këmbësorët dhe gjelbërimin. Prej shumë muajsh, sheshi “Skënderbej” është rrethuar me tela, për shkak të punimeve që po kryhen ne të. Bashkia e vjetër, vendosi të bllokojë rrugën për makinat e këmbësorët pasi projekti i ndërtimit të sheshit të ri kërkonte punime në disa faza të cilat zgjaten jashtë çdo afati të përcaktuar në projekt.