Vllaznia mund Burintin dhe kualifikohet ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise
SHKODËR- Me një fitore të pastër me rezultatin 2-0 realizuar sot mbasdite ne stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës ndaj Butrintit të Sarandës, kur ndeshja e parë e luajtur një javë më parë në Sarandë kishte përfunduar me fitoren e shkodranëve 3-2, Vllaznia është kualifikuar për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Për kuqeblutë ka shënuar Hajdari në minutën e 7-te, nderkohe qe Sukaj ka dyfishuar rezultatin në minutën e 78-te.
Falë fitores në transfertë një javë më parë, ndeshja e kthimit ka qënë një formalitet për Vllazninë, në formacionin e së cilës dominonin elementët e rinjë. Nga radhët e titullarëve, Sinani, Sukaj, Petroviç dhe Sykaj janë aktivizuar vetem nga një pjesë loje. Përgjithësisht është zhvilluar një lojë e pëlqyeshme, ku merita ka edhe skuadra mike Butrinti, e cila edhe pse luan në një kategori më poshtë, ka lënë përshtypje mjaft të mira në fushën e lojës.
(d.b/BalkanWeb)